Nga kompania Robinhood thanë të hënën se janë sulmuar nga hakerët në fillim të këtij muaji, ku janë ekspozuar të dhënat e miliona përdoruesve.
Në një deklaratë të kompanisë thuhet se sulmi i 3 nëntorit i mundësoi palës së paautorizuar të merrte një listë të emailave për rreth 5 milionë njerëz dhe emra të plotë për një grup tjetër prej rreth 2 milionë personash.
Kompania e njohur për shitblerjen e aksioneve dhe tregtimin e kriptomonedhave, tha se kishte vënë nën kontroll sulmin.
Thuhet se kompania po vazhdon ta hetojë rastin./UBTNews