Legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio është shtruar në spital pasi u sulmua nga grabitës të armatosur, të cilët hynë në shtëpinë e tij dhe mbyllën familjen e tij, ndërsa ata ndiqnin ndeshjen e mbrëmshme të Euro 2024 mes Italisë dhe Spanjës.
Baggio, 57 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina, një qytet i vogël në Italinë veriore që ndodhet afërsisht një orë me makinë larg Venecias, rreth orës 22:00.
Baggio u përpoq të luftonte me banditët, ai u godit në kokë me kondakun e armës, përpara se ai dhe familja e tij të mbylleshin në një dhomë. Grabitësit kanë vjedhur ora, stoli dhe para, vlera e të cilave nuk dihet aktualisht.
Baggio ishte në gjendje ta lironte familjen e tij nga dhoma ku ishin mbyllur, por jo përpara se grabitësit të largoheshin. Grabitja zgjati mbi 40 minuta. Policëve hetues u janë dorëzuar pamjet e kamerave për të ndihmuar hetimin e tyre.
Baggio, ndërkohë, iu desh të shkonte në një spital në Arzignano, afërsisht tetë milje larg shtëpisë së tij, për t’u trajtuar për dëmtimin e tij në ballë, për të cilin iu dhanë qepje.
Ndërsa asnjë nga familja e tij nuk u lëndua, mediat lokale raportuan se ata mbetën të tmerruar nga incidenti./UBTNews/