Me 562 vota për, Parlamenti Evropian që ka 720 ulëse e ka zgjedhur politikanen nga Malta, Roberta Metsola, për presidente të PE-së. Kështu duke i dhënë edhe mandatin e dytë në krye të institucionit ligjvënës të Bashkimit Evropian.
Në fjalimin e saj pas marrjes së detyrës, Metsola u zotua se do të punojë që Bashkimi Evropian të mbetet fuqi botërore, dhe se unioni duhet të luftojë diktaturat që sipas saj janë në fqinjësi, sikurse edhe rreziqet me të cilat BE-ja po përballet, që ajo i quan “shumë reale”.
Me patjetër ajo foli për zgjerimin e bashkimit që për momentin ka 27 vende e që sipas saj kjo duhet të ndryshojë shpejt. Në veçanti ajo përmendi edhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëdnimor, duke thënë se progresi i tyre drejt BE-së u është mohuar shumë gjatë dhe se kjo duhet të ndryshojë.
Kundërkandidatja e Metsolës, politikanja majtiste nga Spanja, Irene Moreno mori vetëm 61 vota në procesin e votimit.
Parlamenti Evropian është i vetëmi institucion i unionit që e pranon Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Për shkak të pesë shteteve mosnjohëse një gjë të tillë nuk e bëjnë Komisioni dhe Këshilli Evropian.