Robbie Williams ka zbuluar se është diagnostikuar me sindromën Tourette, përveç ADHD-së dhe PTSD-së, të cilat i vuajnë prej vitesh.
Këngëtari ka pranuar se shëndeti mendor, dhe varësitë nga droga dhe alkooli, kanë pasur një ndikim të thellë në jetën dhe karrierën e tij.
Edhe pse testi për autizëm rezultoi negativ, Williams thotë se ka tipare të ngjashme, përfshirë ankthin që ndjen jashtë zonës së tij të sigurisë – siç është shtrati.
Në një intervistë, ai rrëfeu se turnetë ende e frikësojnë, pavarësisht dekadave të performancave para stadiumeve të mbushura. Diagnoza e Tourette-it, ashtu siç ka ndodhur edhe tek Lewis Capaldi, ka ndikuar ndjeshëm në performancat e tij.
Williams kujtoi se është diagnostikuar tri herë me ADHD, por shpesh e “harronte” diagnozën dhe kishte abuzuar me medikamentet.
Sot, është më i vetëdijshëm për gjendjen e tij mendore dhe përpiqet të gjejë mënyra për ta përballuar, duke pranuar se, ndonëse është në një rrugë përmirësimi, ende ndjen pasiguri.
Sindroma Tourette është një çrregullim neurologjik i trashëguar, i cili shfaqet me tike motorike dhe vokale, dhe shoqërohet me gjendje të tjera si ADHD, OCD dhe ankth. /A.Z/UBT News/