Në seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka arsyetuar propozim vendimin që Qeveria ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Ajo theksoi se sipas vendimit të qeverisë, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë; Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Derisa theksoi se një shpallje e tillë nuk do të thotë që merren masa kufizuese menjëherë
“Si rrjedhojë e konsumit të shtuar mund të paraqiten pasoja të shumta siç janë amortizimi i aseteve, i balancit në sistemin interkonjektiv. Si rrjedhojë e mos balancës së theksuar në mes të kërkesës dhe ofertës të energjisë elektrike në vend, aktualisht janë duke u shkaktuar balance të mëdha ndaj sistemit inetkonjektiv me rreth 40 përqind të konsumit në Kosovë të tërhequr nga sistemi intekonjektiv i Evropës kontinentale në formë të devijimeve.
Për këtë KOSTT ka marrë edhe vërejtje nga ENTSO-e, të cilët kanë kërkuar në mënyrë strikte ndërprerjen e menjëhershme të devijimeve ndaj rrjetit interkonjektiv evropian. Për të ruajtur integritetin e sistemit dhe kontribuar në balancimin e sistemit elektro energjetik të Kosovës dhe atij evropian, Qeveria autorizohet përmes ligjit për energji që të shpallë masat emergjente në furnizim me energji.
Një shpallje e tillë nuk do të thotë që merren masa kufizuese menjëherë, mirëpo një vendim i tillë i mundëson qeverisë marrjen e masave që kanë të bëjnë me vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji ose vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë”, theksoi Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli ka shtuar se vendimet do të dalin në bazë të rekomandimeve të Komitetit teknik që parashihet të formohet me vendim.
Ajo theksoi se propozim vendimi parasheh që këto masa të vendosen për një periudhë kohore deri në 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.