UBT News

Rizvanolli thotë se çmimi i rrymës mund të rritet, vazhdohen masat emergjente edhe për 30 ditë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

Rizvanolli ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave. Sipas saj, importi i rrymës do të vazhdojë.

“Gjatë muajve të verës disa njësi të termocentralit kanë qenë remont. Pas kësaj është marr vendimi për shpalljen emergjente me rrymën. Duke qenë se situata nuk pritet të stabilizohet, mirëpo pritet që të vështirësohet gjatë muajve të dimrit, duke qenë se bien temperaturat e konsumi të rritet, me gjithë gjatë dy javëve te fundit kemi parë një ulje të çmimit në tregun evropian, por kjo do të jetë e përkohshme”, deklaroi ajo.

Ajo ka shtuar se sasia e peletit në vend është e përballueshme dhe se kjo do të ndikojë tek ata që e përdorin këtë lëndë për ngrohje.

“Peleti që ka qenë duke eksportuar tani shitet në Kosovë. Iu lus të miratoni masa emergjente edhe për 30 ditë ligjin për energji. Sasia që prodhohet është e konsiderueshme. Dhe kjo mund të bëhet përmes aprovimit të ligjit për masat ndërhyrje në treg që të vendoset çmim tavan. Importi do të vazhdojë në masën që është e mundur”, shtoi Rizvanolli.

Ajo ka sqaruar se aktualisht janë në funksion dy njësi të termocentralit Kosova A dhe Kosova B. Tutje ajo shtoi  tha se Qeveria ka ndarë 6 milionë euro për tejkalim të energjisë.

“Prodhimi nga këto dy njësi është deri 135 megavat orë. Njësi A5 është jashtë funksionit. Sa i përket termocentralit Kosova B janë kryer remontet. Gjatë periudhës së mbetur të këtij viti mundësitë e KEK janë të veprojë me B1 dhe B2. Sa i përket prodhimit total janar-shtator termocentrali Kosova B ka tejkaluar planin e prodhimit. Prodhimi i energjisë ka pasur realizim 101 %. Një pjesë e energjisë është depozituar në kesh. Për periudhën shkurt e shtator janë dispurzuar 50 milionë”, deklaroi ministrja.

Në Komision është miratuar vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në energji, pa votat e opozitës.

Komisioni gjithashtu ka miratuar Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.

Exit mobile version