Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se bashkë me zëvendësministrat, Getoar Mjeku e Nenad Stanojević dhe deputeten Arjeta Fejza të hënën kanë vizituam ndërmarrjen e Trepçës dhe Minierën e Stan Tërgut. Ajo ka thënë se ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetosh ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë.
“Në Horizontin X takuam Fisnikun, Naserin e kolegët e tyre që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara. Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë”.
Tutje ajo ka thënë se së bashku me Kryesuesen e Bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe Drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruan ata që në investmet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet.
“Përkundër sfidave, Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni. Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, ka shkruar ministrja.