Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Kurse, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Rizvanolli do të raportojë lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024. Ndërsa, Aliu lidhur me raportin e auditimit të performancës” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. Sipas njoftimit, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të shqyrtojë edhe raportin e auditimit të PVF-ve, të Postës së Kosovës sh.a për vitin 2022, ku të ftuar do të jenë bordi dhe kryeshefja ekzekutive.
E në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, përveç ballafaqimit me Rizvanollin, do të shqyrtojë edhe planin e Performancës të AKP-së për vitin 2024 dhe planin e Performancës të AKRK-së për vitin 2024 – i reviduar.