UBT News

Rivarroset Liridona Ademaj në vendlindje

Mes qindrave personave sot në fshatin Rracaj të Gjakovës është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt. Liridona ishte varrosur ditë më parë në Cërmjan, në fshatin e ish-bashkëshortit saj, Naim Murseli.

Rivarrimi erdhi pas kërkesës së familjes Ademaj.

Të pranishëm në rivarrim ishin familjarë, ministra, deputetë e shoqëri e ngushtë dhe e gjerë.

Ademaj u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë dhe të dyshuar janë bashkëshorti i saj, si organizator, dorasi dhe një person tjetër të cilëve iu është caktuar nga një muaj paraburgim.

Exit mobile version