Ritmet e vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit
Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit më numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.
Të dhënat i përkasin datës 19 prill 2021 dhe për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23, e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë.
Kosova është e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë.
Maqedonia e Veriut janë një pozicion më sipër Kosovës me 0.11 vaksina për 100 banorë. Në rajon Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 0.01, raporton Top Channel. .
Ndërkohë më herët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se nga kontrata e Bashkimit Evropian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina.