UBT News

Rita Ora fiton padinë e fqinjëve për ndërtimet në vilën 8.5 milionëshe

Rita Ora ka fituar betejën ligjore kundër fqinjëve të saj për ndërtimin e një palestre moderne në kopshtin e vilës luksoze prej 7.5 milionë funtesh (8.5 milionë euro), e cila gëzon statusin e ndërtesës së mbrojtur si trashëgimi kulturore.

Planet e këngëtares 34-vjeçare shkaktuan kundërshtime të forta nga banorët lokalë, të cilët pretenduan se projekti do të prishte qetësinë e zonës dhe do të dëmtonte ambientin natyror.

Ata ngritën shqetësime për zhurmën, ndriçimin artificial dhe humbjen e privatësisë, madje një bllok banesash paraqiti një ankesë kolektive.

Banorët theksuan se dyert e mëdha me xhama e bënin objektin të ngjante si një “pavijon ndriçimi e zhurme”, duke kundërshtuar idenë se izolimi akustik do të ishte i mjaftueshëm.

Ata e cilësuan projektin një “shëmtim vizual” dhe rikujtuan deklaratat e mëparshme të Rita Orës për rëndësinë e ruajtjes së kopshtit të saj, të cilin e kishte përshkruar si një “strehë për fluturat dhe shpendët”.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, Këshilli i Camden-it i dha dritën jeshile projektit.

Një burim pranë këngëtares tha për The Sun se Rita ka respektuar të gjitha rregullat dhe nuk kishte ndërmend të prishte qetësinë e lagjes.

Përfaqësuesit e saj nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version