Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe artisti i njohur Yll Limani kanë konfirmuar se janë në përgatitje të një bashkëpunimi muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ylli i cili publikoi një pjesë të shkurtër nga kënga e re në Instagram duke ngjallur reagime të shumta nga fansat.
Videoja e postuar u prit me entuziazëm, duke marrë qindra komente dhe shpërndarje brenda pak minutash, ndërsa ndjekësit shprehën padurim për këtë duet mes dy prej artistëve më të dashur të muzikës shqiptare.
Ani pse data e publikimit ende nuk është zbuluar, pritjet për këngën janë të mëdha, pasi ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes tyre. /A.Z/UBT News/
