UBT News

Rishikimi i testeve të vozitjes në Evropë: Cilat vende kanë më së shumti aksidente me fatalitet në rrugë?

Bashkimi Evropian po planifikon reforma për testet e vozitjes në 27 vendet anëtare në përpjekje për të parandaluar 20 mijë vdekje në trafik rrugor çdo vit, ku 40% e atyre vdekjeve janë në mesin e shoferëve nën 30 vjet.

Me propozimet e reja do të përcaktohet mosha ligjore për t’u pajisur me patentë shoferin dhe shoferët e ri do të kenë një periudhë prove dyvjeçare, gjatë së cilës nuk iu lejohet të drejtojnë veturën pa prezencën e dikujt si dhe do t’iu ndalohet plotësisht pirja e alkoolit gjatë vozitjes.

Pra, cila është situata e përgjithshme në lidhje me vdekjet nga aksidentet rrugore në Bashkimin Evropian? Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, gjatë dekadës së fundit ka pasur rënie të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore në çdo vend dhe në mesataren e BE-së.

Vendet më të mëdha si Franca, Gjermania dhe Italia, me disa nga rrjetet më të gjera rrugore dhe makinave, po shënojnë numër rekord të viktimave, megjithëse raportohet se ka rënie të ndjeshme nga viti 2011 në vitin 2020.

Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit, një organizatë e pavarur vullnetare me qendër në Bruksel, thotë se ende duhet të ketë rënie të numrit të viktimave./UBTNews/

Exit mobile version