Wuhani ka regjistruar tri raste të reja pozitive me koronavirus, derisa autoritetet kanë vendosur që t’i testojnë të gjithë banorët.
Në qytetin kinez ishin shfaqur rastet e para me COVID-19 në vitin 2019, derisa tani është vendosur që 11 milionë banorët të bëjnë testin.
Mediumi France24 raporton se në mesin e punëtorëve që shkuan në Wuhan nga zonat tjera, u regjistruan raste pozitive, duke u theksuar se më këtë “u ndal suksesi njëvjeçar i këtij vendi që s’kishte regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19”./koha