UBT News

Rinumërohen 312 nga 552 vendvotime

Janë rinumëruar më shumë se gjysma e vendvotimeve të parapara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas këtij institucioni, deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime.

Lajmi është bërë i ditur për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se gjatë ditës do të prezantohen më shumë detaje të progresit të aktiviteteve që po zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas planifikimeve, ky institucion pritet që të shtunën në mbrëmje të përfundojë me rinumërimin e këtyre vendvotimeve dhe t’i hap rrugë numrimit të votave me kusht dhe votave të diasporës.

Deri më tani, me vendim të KQZ-së numri i vendvotimeve që i nënshtrohen rinumërimit është 564 apo rreth 24% e numrit të përgjithshëm të tyre.

Ky institucion ka marrë tri vendime për rinumërim të vendvotimeve. Fillimisht 12 dhe pastaj 494 dhe 58 vendvotime.

Exit mobile version