Një rinoceront i bardhë 5-vjeçar, ka udhëtuar nga Tajvani drejt Japonisë në kërkim të dashurisë. Emma aktualisht është duke qëndruar në kopshtin zologjik Tobu në Japoni, me rinocerontin Moran, i dashuri i saj i parë.
Ajo u përzgjodh në mesin e 23 rinocerontëve për t’u dërguar në Japoni, për shkak të personalitetit “të butë”, e nga stafi thonin se “ajo rrallëherë përleshej me dikë”.

Emma arriti të martën pas një udhëtimi 16-orësh nga Leofoo Safari Park në Tajvan, prej nga e ka prejardhjen./UBTNews