UBT News

Rinis dërgimi i ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski.

Sikorski e bëri këtë njoftim duke folur për gazetarë përkrah homologut të vet ukrainas, Andriy Sybiha, në Varshavë, pasi ky i fundit u kthye nga bisedimet në Xhedah, të mërkurën.

Mund të konfirmoj se dërgimi i armëve përmes Jasionkas është kthyer në nivelin e mëparshëm”, tha Sikorski, duke iu referuar qendrës logjistike në juglindje të Polonisë.

Uashingtoni kishte njoftuar javën e kaluar se po pezullonte furnizimin e Ukrainës me ndihma, pas një përplasjeje publike në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përplasja kishte shkaktuar shqetësime të mëdha në Ukrainë, të cilat u dëshmuan nga intervistat e Current Time me ushtarë në vijën e frontit.

Na jepni më shumë armë dhe ne do ta garantojmë sigurinë tonë”, tha një ushtar, i identifikuar me nofkën Sokol, i cili shërben në njësitin e artilerisë në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës.

Mendoj se gjërat do të qartësohen së shpejti dhe ne do të vazhdojmë të marrim armë dhe ndihma të tjera“, kishte thënë ai.

Exit mobile version