UBT News

Rilind Gërvalla emërohet drejtor i RTK-së

Rilind Gërvalla është zgjedhur të martën drejtor i RTK-së për kanalet shqip (1,3 dhe 4).

Në njoftimin e bordit thuhet se ai u zgjodh me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4). Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version