UBT News

Rikthimi i telefonëve ‘memecë’

17-vjeçarja Robin West është anomali në mesin e bashkëmoshatarëve të saj – nuk ka telefon të mençur. Në vend se t’i përdorë aplikacionet sikurse TikTok dhe Instagram gjithë ditën, ajo përdor një telefon të ashtuquajtur “telefon memec”.

Këta janë celularë bazik ose telefona me funksionalitet shumë të kufizuar në krahasim me një iPhone. Zakonisht mund të bëni vetëm telefonata dhe dërgoni mesazhe. Dhe, nëse jeni me fat – dëgjoni radio dhe bëni fotografi shumë bazike, por s’mund të lidheni me internet apo t’i shfrytëzoni aplikacionet. Këto pajisje janë të ngjashme me disa nga celularët e parë që njerëzit i blenë në fund të viteve 1990-ta.

Vendimi i West për të hequr dorë nga smartfoni i saj i mëparshëm dy vjet më parë ishte e momentit. Ndërsa kërkonte një celular zëvendësues në një dyqan të dorës së dytë, ajo u josh nga çmimi i ulët i një “telefoni me tulla”.

Celulari i saj aktual nga firma franceze MobiWire, i kushtoi asaj vetëm 8 funta. Dhe për shkak se nuk ka funksionalitet të smartfonit, ajo nuk përballet me faturë të të lartë në fund të muajit, andaj s’ka pse të shqetësohet.

“Nuk e vërejta derisa e bleva këtë telefon se sa shumë më merrte kohë smartfoni. Kisha shumë aplikacione sociale dhe nuk kryeja shumë punë për shkak të telefonit”, deklaroi ajo.

Londonezja nuk mendon të blejë telefon të mençur.

“Jam e lumtur me këtë telefon – nuk mendoj se më kufizon. Jam më proaktive”, deklaroi ajo.

Përdorimi i telefonëve të vjetër po ringjallet. Kërkimet në Google për to u rritën me 89% midis viteve 2018 dhe 2021, sipas një raporti nga firma softuerike SEMrush./UBTNews/

Exit mobile version