UBT News

Rikthim i grupit të famshëm pop

Grupi i famshëm amerikan i muzikës pop The Pussycat Dolls ka konfirmuar rikthimin zyrtar në vitin 2026, këtë herë si një trio e përbërë nga Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts. Treshja ka paralajmëruar një rikthim të madh në skenën muzikore me publikimin e një kënge të re dhe një turne global.

Sot, grupi publikoi singlin e ri të titulluar “Club Song”, duke shënuar materialin e tyre të parë të ri pas një kohe të gjatë. Krahas kësaj, ato kanë njoftuar edhe turneun botëror “PCD Forever”, i cili do të përfshijë plot 53 koncerte në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Turneu do të nisë më 5 qershor 2026 në Acrisure Arena në Palm Desert, Kaliforni, ndërsa në disa nga koncertet do të performojnë edhe mysafire speciale si reperja Lil’ Kim dhe këngëtarja Mýa.

Megjithatë, jo të gjitha ish-anëtaret e grupit do të jenë pjesë e këtij rikthimi. Melody Thornton, Jessica Sutta dhe Carmit Bachar nuk janë përfshirë në këtë ribashkim.

Biletat për turneun “PCD Forever” do të dalin në parashitje më 18 mars 2026, ndërsa shitja e përgjithshme për publikun fillon më 20 mars.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Exit mobile version