UBT News

​Rikthehet në operim njësia B2 e Termocentralit Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se është kthyer në operim dje në mbrëmje njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Sipas KEK-ut, operimi ka nisur para afatit të paraparë, më 4 tetor të këtij viti.

Sipas njoftimit, KEK ka përfunduar me sukses projektin madhor të rehabilitimit dhe modernizimit të njërës prej turbinave në Termocentralin “Kosova B”, një ndër investimet më strategjike në sektorin energjetik të vendit.

Projekti u realizua në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë prestigjioze General Electric dhe me përfshirjen e ekspertëve vendorë të KEK-ut.

Ky sukses është rezultat i projektit madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze General Electric dhe me ekspertët e KEK sh.a. Projekti ka sjellë rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit. Implementimi i suksesshëm do të mundësojë kursime të konsiderueshme për Korporatën, si dhe do të garantojë stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për vendin”, thuhet në njoftimin e KEK.

Sipas njoftimit, gjatë fazës së startimit të turbinës së modernizuar, në mbështetje të procesit dhe të punonjësve, të pranishëm ishin edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, së bashku me anëtarë të tjerë të menaxhmentit të lartë të Korporatës./D.B/KP

Exit mobile version