Seriali ‘The Winx Club’ do të rikthehet në Netflix muajin e ardhshëm, dy dekada pasi seriali origjinal u shfaq për herë të parë në ekran.
Netflix ka njoftuar rikthimin 21 vite pas debutimit të parë në televizion, pavarësisht anulimit të spin-off-it pas vetëm dy sezonesh.
Shërbimi i transmetimit ka konfirmuar se seriali i bazuar në zana, The Winx Club vazhdon trashëgiminë me seri të re spin-off, The Magic Is Back. Me lansimin më 2 tetor, prodhimi CGI sjellë në jetë histori dhe personazhe të reja, me kthimin e personazheve të preferuar të fansave.
Seriali do të bazohet në një këngë të re të interpretuar nga 13-vjeçarja Virginia Bocelli, vajza e tenorit italian Andrea Bocelli.
Këtë herë, shfaqja, do të përqendrohet përsëri te Bloom, një vajzë e zakonshme që zbulon se është një zanë e bekuar me një fuqi të lashtë, Flakën e Dragoit.
Krahas miqve të saj të rinj në Shkollën e Zanave Alfea, aksioni ndjekë grupin e zanave të reja ndërsa luftojnë për të mbrojtur fuqitë e tyre.
Fansat që u rritën me serialin origjinal dhe mezi prisnin serialin e ri shprehën zemërimin, duke thënë se personazhet ‘meritonin më mirë’. /A.Z/UBT News/