Interneti është rikthyer në Gaza, sipas një grupi monitorues dhe një bamirësie.
“Metrikat tregojnë se lidhja e internetit po rikthehet në Rripin e Gazës pas ndërprerjes thuajse totale të telekomunikacionit të së dielës”, tha grupi i monitorimit NetBlocks.
Ky raport u vërtetua nga Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe, e cila tha se “shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit në Rripin e Gazës u rivendosën pasi u ndërprenë qëllimisht dhe me forcë nga autoritetet izraelite”.
Lidhja ishte pothuajse tërësisht e kufizuar në të gjithë enklavën dje – hera e tretë që ka ndodhur që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.
Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë ndërprerje të telekomunikacionit në Gaza deri më sot./UBTNews/