Ka disa muaj që Disney ka qenë duke punuar në një film të ri “Home Alone” për Krishtlindje, por së fundi kompania ka konfirmuar se me datën 12 nëntor do të bëhet lansimi i tij, njofton UBT News.
Disa nga protagonistët e filmit të ardhshëm janë: Archie Yares, Ellie Kemper, Rob Delaney, Aisling Bea, Kenan Thompson, Tim Simpson.
Përmbledhja zyrtare e filmit është si vijon: “Max Mercer është një djalosh i ri djallëzor dhe i shkathët i cili ka mbetur prapa ndërsa familja e tij është në Japoni për pushime. Pra, kur një çift i martuar që përpiqet të marrë një trashëgimi të paçmuar i vë sytë shtëpisë së familjes Mercer, i takon Maksit ta mbrojë atë nga shkelësit … dhe ai do të bëjë gjithçka që duhet për t’i mbajtur ata jashtë. Pavarësisht kaosit absolut, Max arrin të kuptojë se me të vërtetë nuk ka vend si shtëpia e ëmbëla shtëpi!”
Regjisori i filmit është Dan Mazer, i cili njihet për “I Give It a Year”, dhe “Dirty Grandpa”./UBTNews