Një prej vjedhjeve më të bujshme të kriptomonedhave në vitet e fundit duket se ka gjetur zgjidhje.
Ditën e Hënë, Poly Network, një platformë e decentralizuar financash tha se hakeri i cili kishte gjetur një problem sigurie në kodin e platformës dhe marrë nën kontroll 610 milionë dollarë në Ethereum dhe kriptomonedha të tjera tashmë i kishte rikthyer të gjitha.
Në një postim në medium kompania tha se fondet janë rikuperuar të gjitha. Poly Network tashmë po punon për të rikthyer këto fondet tek pronarët e tyre.
Kishte kaluar vetëm një ditë kur hakeri përgjegjës për sulmin kishte filluar të rikthejë miliona e humbura. Poly Network i ofroi hakerit një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.
Nuk dihet arsyeja pse hakeri apo grupi i hakerave ndryshoi mendje dhe riktheu paratë. Ca besojnë se mund ta kenë pasur të pamundur si pastrojnë ato para apo t’i marrin në dorë. /PCWorld Albanian