Në urën e Londrës ka filluar qarkullimi i veturave pas 12 orësh bllokimi. Ura e famshme ishte planifikuar të hapet të hënën për të mundësuar qarkullimin e një anije të madhe, por u bllokua.
Policia e qytetit të Londrës tha se monumenti 127-vjeçar ishte mbyllur “për shkak të dështimit teknik”.
Ura u rihap për qarkullim të martën në orën 01:45 (me kohë lokale). Shoferët dhe këmbësorët – ishin paralajmëruar më parë për të shmangur zonën.
Rrugët lidhëse me urën u mbyllën ndërsa u kryen riparimet./UBTNews