Tuneli Gotthard i Zvicrës, një lidhje kyçe veri-jug për Zvicrën dhe Evropën, u rihap plotësisht të hënën pas pothuajse 13 muajsh renovimesh. Kjo pas një aksidenti, ku për pasojë treni doli nga shinat në gusht të vitit të kaluar.
Para aksidentit, tunelet rrugore dhe hekurudhore Gotthard përbënin rreth 10% të qarkullimit të më shumë se 200 milionë tonëve mallra nga Alpet çdo vit, sipas të dhënave të qeverisë zvicerane.
Tuneli hekurudhor më i gjatë në botë me 57 kilometra, lidh pjesët gjermanishtfolëse të Zvicrës me kantonin Ticino, ku flitet italishtja. Tuneli tani është plotësisht i hapur për trafikun hekurudhor, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis Cyrihut dhe Milanos me rreth një orë dhe duke rritur kapacitetin për trenat e mallrave.
Një nga dy tubat e tunelit është rihapur pjesërisht në gusht të vitit 2023./UBTNews/