Egjipti ka rihapur një nga sinagogat më të vjetra në botë dhe shtëpinë më të rëndësishme të dorëshkrimeve hebreje.
Sinagoga Ben Ezra u inaugurua nga kryeministri Mostafa Madbouly të enjten e javës së kaluar pas një dekade restaurimesh, njoftoi Ministria e Turizmit.
Sinagoga që u konstruktua në shekullin e 12-të, u rindërtua në vitin 1889 dhe u ristaurua në vitin 1982. Kjo sinagogë u emërua sipas Abraham ibn Ezra, një figurë hebreje që shkroi tekste të ndryshme biblike gjatë epokës së artë të judaizmit spanjoll.
Ndërtesa ka arkitekturë të stilit bazilikë pasi dikur ishte kishë./UBTNews/