UBT News

Rihapen universitetet afgane, por femrave ende nuk iu lejohet shkollimi universitar

Universitetet afgane u rihapën të hënën pas një pushimi dimëror, por vetëm studentët meshkuj u rikthyen në ligjerata, për shkak se vendimi i talibanëve për ndalimin e shkollimit universitar të femrave është ende në fuqi.

Kjo është një prej disa kufizimeve që u vendosën për femra qëkur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 – dhe ka ngjallur reagim në të gjithë botën.

“Është tejet emocionuese të shohësh djemtë duke ndjekur ligjëratat në universitet ndërsa ne duhet të qëndrojmë në shtëpi”, tha 22-vjeçarja Rahela nga provinca qendrore e Ghorit.

“Ky është diskriminim gjinor ndaj studenteve femra sepse Islami na lejon të ndjekim arsimin e lartë. Askush nuk duhet të na ndalojë të mësojmë”, deklaroi ajo tutje.

Qeveria talibane vendosi këtë kufizim pasi akuzoi studentet femra se injoruan kodin e rreptë të veshtjes si dhe kërkesën për t’u shoqëruar nga një i afërm mashkull në dhe nga kampusi.

Shumica e universiteteve kanë vendosur tashmë hyrje dhe klasa të ndara sipas gjinisë, si dhe kërkuan që grave t’u ligjëronin vetëm profesoresha femra apo burra të moshuar./UBTNews/

Exit mobile version