UBT News

Rihapen shkollat në Keni pas nëntë muajsh

Në Keni, shkollat private dhe publike që u mbyllën nga muaji mars, u hapën sot. Miliona fëmijë iu kthyen sot bankave shkollore.

Ministria e Arsimit ka lëshuar udhëzime që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kërkohet nga edukatorët të përdorin çdo hapësirë, kështu duke siguruar distancën sociale.

Prindërve iu kërkohet të blejnë maska për fëmijët e tyre, ndërkaq Qeveria premtoi se do t’ju shpërndajë maska fëmijëve në nevojë.

Mësuesve të moshës mbi 58 vjeç u është kërkuar të punojnë në distancë ose të japin mësim në hapësira të hapura.

Në këtë shtet janë regjistruar 96 mijë e 802 raste me koronavirus, dhe 1 mijë e 685 viktima./UBTNews

Exit mobile version