Rihanna ka vendosur një rekord të ri në industrinë muzikore, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që arrin 20 këngë me mbi një miliard dëgjime në Spotify.
Sipas të dhënave të publikuara nga Genius, suksesi i artistes shtrihet përgjatë më shumë se dy dekadave, duke përfshirë hite solo dhe bashkëpunime që kanë dominuar skenën globale të muzikës pop.
Në krye të listës qëndron “We Found Love”, me mbi 2.5 miliardë dëgjime, e ndjekur nga “This Is What You Came For” dhe “Umbrella”, të cilat kanë kaluar shifrën e 2 miliardë dëgjimeve.
Katalogu i saj përfshin edhe këngë të njohura si “Diamonds”, “Stay”, “Love On The Brain”, “Only Girl (In The World)”, “Don’t Stop The Music”, “S&M” dhe “Work”, të gjitha me mbi 1.7 miliard dëgjime.
Në listë përfshihen gjithashtu bashkëpunime të suksesshme si “The Monster” dhe “Love The Way You Lie” me Eminem, “Wild Thoughts” me DJ Khaled dhe projekte me Drake.
Ky rekord e konsolidon Rihanna-n si një nga artistet më të dëgjuara dhe më të suksesshme në historinë e platformave digjitale të muzikës.
/A.K/
