Pinterest po shton përpjekjet për të joshur krijuesit në platformë dhe plani i kompanisë është ta bëjë aplikacionin të ngjajë më shumë me TikTok.
Kompania tregoi një numër funksionalitetesh dedikuar krijuesve ditën e Mërkure në evenimentin vjetor që Pinterest e quan “Festivali i Krijuesve.”
Ndryshimi përfshin një ridizajnim të faqes kryesore duke e ndarë aplikacionin në dy tabe: “Browse” ku gjenden përmbajtjet e tradicionale dhe “Watch” ku është një ndërfaqe vertikale videosh që ngjan shumë me TikTok.
Në vend të videove virale dhe muzikës që të tërheq vëmendjen, seksioni Watch në aplikacionin Pinterest është një kohështrirje që smbaron kurrë me “Idea Pins”, ose formati i historive të Snapchat adoptuar nga platforma.
Funksionaliteti ka qenë themeli i iniciativave me në fokus krijuesit edhe pse kompania ka qenë e ngadaltë me afrimin e influencerëve krahasuar me platformat rivale.
Me seksionin e ri “Watch”, Idea Pins do të jenë në qendër të aplikacionit. Formati do të ofrohet fillimisht vetëm për një numër të kufizuar krijuesish.
Kompania së fundi lançoi një fond prej 500 mijë dollarësh për të ofruar mbështetje financiare për krijuesit. /PCWorld Albanian