(Qasje strategjike transatlantike të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Skenari supranacional i përshpejtimit. Kronologji strukturore e orientimeve të Kosovës drejt anëtarësimit EuroAtlantik – NATO)
Shkruan: Prof. Dr. Bahri Gashi
Konteksti i zhvillimeve të fundit në Europën Lindore, me situatë dramatike të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës së pavarur dhe sovrane, ka shtuar domosdoshmërinë, që ambientet e shteteve për mbrojtje dhe siguri të rrisin nevojën për kapacitete të reja të mbrojtjes kolektive.
Rruga e partneritetit strategjik në procesin e integrimeve euroatlantike, është e lidhur ngusht me aftësitë tonë politike dhe ushtarake për të lëvizur akterët transatlantik, përfaqësuesit amerikan dhe miqëve të tjerë brenda NATO-s dhe BE -së në përpjekjet tona, duke i adresuar sfidat aktuale të sigurisë në rajon, sidomos lufta në Ukraninë, dhe tendenca e afektimit rus në përhapjen e konfliktit në Ballkanin Perëndimor.
Institucionet qeverisëse, duhet shfrytëzuar maksimalisht brishtësinë e situatës, në përshpejtimin e rrugëtimit tonë si shtet në strukturat euroatlantike drejt NATO-së. BE dhe NATO kanë kohë që kanë rënë dakord për një qasje të bashkërenduar mbi sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Partneriteti në mes BE-së dhe NATO-s ka qenë kyç për t’i dhënë fund konfliktit dhe stabilizuar rajonin tonë të trazuar nga lufta dy dekada më parë.
Kronologji strukturore e orientimeve të deritanishme të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO-s nga këndvështrimi i dy skenarëve paraprak
Anëtarësimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike, me theks të veçantë në NATO, u bë prioritet për institucionet e Kosovës tek në vitin 2014 kur u përfundua Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë. Ky diskurs politik në Kosovë, filloj të rritej në mënyrë të vazhdueshme për të adresuar nevojën e anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë edhe NATO-n.
Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes miratimit të tri ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga një forcë për ndërhyrje emergjente në një forcë ushtarake, anëtarësimi i Kosovës në NATO, tani theksohet të jetë ndër prioritetet kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Institucionet e Kosovës kanë aspirata për anëtarësim në Aleancën Veriore-Atlantike (NATO), njëkohësisht ky synim do të vazhdojë të trajtohet me seriozitetin më të madh. Njëkojësisht, bashkëpunimi, transparenca, koordinimi me mekanizmat e NATO-s në Kosovë, ndihmon vazhdimisht në arritjen dhe forcimin e standardeve demokratike.
Shikuar nga pikëpamja institucionale, praktikisht aspiratat e Kosovës për t’u bërë pjesë në NATO janë paraparë në të gjitha dokumentet strategjike kombëtare dhe legjislacionin e sektorit të sigurisë. Vizioni për anëtarësimin në NATO është përmendur qartë në pothuajse çdo dokument krahas integrimit në BE.
Në këtë kontekst, diskursi politik i trajton integrimet Euro-Atlantike si një nga synimet kryesore në planin afat-mesme dhe afat-gjatë.
NATO – ja, ka gjithashtu atë, që ajo e quan Plani i Veprimit për Anëtarësim. Ky Plan i ndihmon anëtarët të cilët aspirojnë të përgatiten për anëtarësim dhe që i përmbushin kërkesat kryesore, duke u ofruar atyre këshilla praktike dhe ndihmën përkatëse.
Nga e kaluara, në Kosovë janë treguar disa skenarë, sa i përket modaliteteve të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, aso kohe parashiheshin dy skenarë.
Skenari i parë përfshin pjesën nga dialogu Kosovë-NATO e deri tek anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë organizatë. Ky skenarë është i ndarë në dy faza:
Faza e parë përfshin Ministrinë e Punëve të Jashtme e cila duhet apo obligohet që të dorëzojë Dokumentin e Prezantimit për Kosovën në NATO. Pas dorëzimit të këtij dokumenti, pritet hapja e dialogut zyrtar Kosovë-NATO, sipas së cilës pritet që të sigurohet: Vlerësimin e misionit të KFOR-it; Zhvillimi i kapaciteteve të plota të Forcave të Armatosura të Kosovës e cila do të qonte deri tek marrja e plotë e përgjegjësive nga misioni i KFOR-it, dhe në këtë mënyrë do të vazhdonte të sigurohej një ambient i qetë dhe i sigurt në vend;
Do të sigurohej që demarkacioni i kufirit me Serbinë të bëhej me ndërmjetësimin e BE-së dhe NATO-s.Më pastaj në kuadër të fazës së parë, NATO-ja do të duhej të vendoste rreth dy çështjeve, e që janë:
Shkrirja e Ekipit Ndërlidhës dhe Këshilldhënës të NATO-s në Zyre Ndërlidhëse të NATO-s në Kosovë e cila do të mbështeste Forcat e Armatosura të Kosovës dhe e cila do të përgatiste Kosovën për anëtarësim të plotë në NATO;
Emërimi i Përfaqësuesit Special të NATO-s në Kosovë i cili do të përfaqësonte NATO dhe do të koordinonte dialogun ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.Pas përmbylljes me sukses të fazës së parë, do të kalohej në fazën e dytë ky do të synohej të arrihej marrëveshja dypalëshe në mes të Kosovës dhe NATO-s.
Pas përfundit të dialogut që u përmend tek faza e parë, marrëveshja e synuar për t’u arritur tek faza e dytë do të siguronte: Vendosjen e raporteve kontraktuale në mes Kosovës dhe NATO-s; Hapjen e procesit të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO; NATO t’i hap rrugë Kosovës për anëtarësim në Partneritet për Paqe dhe pastaj në NATO;
Vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u kërkohej të mos ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO; por tani atyre do t’iu kërkohet me presion nevoja për njohje. Një pjesëmarrje e Forcave të Armatosura të Kosovës në operacionet dhe misionet ndërkombëtare të përbashkët me NATO-n.
Edhe skenari i dytë përfshinte bashkëpunimin dypalësh me vendet e NATO-s. Fillimisht parashihet që të bëhet fuqizimi dhe rritja e bashkëpunimit me vendet anëtare të NATO-s. Kjo synohet të bëhet në disa forma, si:
– Qeveria e Kosovës duhet të veproj që të arrijë sa më shumë marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të NATO-s;
– Qeveria e Kosovës në planin rajonal duhet të arrijë marrëveshje me Shqipërinë dhe Kroacinë në mënyrë që të përfitojë nga këto vende si shembuj për integrim në Partneritetin për Paqe dhe në NATO;
– Qeveria e Kosovës duhet të shikojë dhe analizojë planin për anëtarësim në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut;
Nëpërmjet fuqizimit të bashkëpunimit me vendet e NATO-s, dhe arritjes së marrëveshjeve me këto shtete, sikurse përqendrimi duhet të jetë tek programet e trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta të Forcave të Armatësura të Kosovës me forcat e armatosura të vendeve përkatëse të NATO-s; Po ashtu, vendet mike të Kosovës mund të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Kosovës sipas standardeve të kërkuara nga NATO;
Pos kësaj, rrugë tjetër që duhet të ndjekë Kosova apo institucionet kosovare, është fillimi i zbatimit të kushteve që kërkohen nga NATO për anëtarësim. Kjo sjellë përfitime për Kosovën sepse kur të vije koha për dorëzim të kërkesës zyrtare për anëtarësim në Partneritet për Paqe dhe NATO, ne veçse jemi gati; thuhej raport.
Po ashtu, zbatimin e këtyre kushteve mund ta përcjellin dhe ndihmojnë në implementim shtetet mike të Kosovës. Tani publikisht pro anëtarisimit të Kosovës në NATO janë vendet në rajon si Turqia e Kroacia.
Pas fuqizimit të bashkëpunimit me vendet anëtare të NATO-s, duhet të vazhdohet me përpjekjet diplomatike, e që mund të zhvillohet në drejtime:
Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të rritë numrin e atasheve ushtarakë në vendet mike të Kosovës; Aty thuhet se Kosova, duhet të ketë rritje të stafit diplomatik të Kosovës në vendet e NATO-s;
Ambasadat e Kosovës në bashkëpunim të afërt me vendet e NATO-s, duhet të synojnë të ndikojnë tek vendet që nuk na kanë njohur, e që janë shtete anëtare të NATO-s, që të zbusin qëndrimet e tyre karshi pavarësisë së Kosovës.
Skenari i tretë i adresimit përmes përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO
Përveq dy skenarëve të mëparshëm strukturor, të rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s, tani ekziston edhe skenari i tretë, i pakapërcyeshëm i përshpejtimit me veprime konkrete politike e diplomatike, që duhet ndjekur dhe konkretisht çfarë duhet bërë tani?
Roli kyç në këtë proces është pasnjë mëdyshje, madje ështê strategjike e humane, lëvizja nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Joe Biden.
Pa humbur kohë, të ndodh fuqizimi i mekanizmave shtetëror dhe shfrytëzimi i vizitave të larta bilaterale Kosovë – ShBA, organizimi i një kampanie lobuese të mirëanalizuar, mirëfinacuar dhe mirëmenaxhuar, përmes ShBA-ve, shteteve mike dhe personaliteteve me ndikim në këtë proces. Fjala vjen me angazhimin e ish-gjeneralëve të NATO-s, sikurse z.Wesley Clark, që kanë karrierë politike e ushtarake të kohës dhe ndikim, diplomat e ushtarak brenda shteteve anëtare të NATO-s, duke argumetuar për domosdoshmërinë e një ambienti gjeostrategjik të ri karrshi sfidave të sigurisë në rajon, duke përmbyllë objektivat sgrategjike të Kosovës me anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Kosova duhet të vazhdoj në detyrat e saja në procesin e anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare të sigurisë përmes fuqizimit dhe;
– Rritjen e rolit të faktorizimit determinues në procesin e përshpejtuar drejt anëtarësimit në NATO.
– Rritjen e unifikimit të brendshëm dhe faktorit ndërkombëtar në raportet e dialogut me Serbinë.
– Rritjen e rolit të agjensive të sigurisë në ngritjen e kapaciteteve ndërinstitucionale.
– Rritjen e vëmendshmërisë në ruajtejn e sovranitetit në Veri, aspketi i menaxhimit të operacioneve policore në Veri.
– Rritjen e krijimit të klimës politike në ofrimin e sigurisë me kuadro profesionale .
– Rritja e performancës për të përmbyllë Rishikimin e Sektorit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, dhe
– Rritja e kapaciteteve të reja ligjore në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes për të përmbyllë arkitekturën e sigurisë, ende të papërfunduar.
Si përfundim, FSK -Ushtria e Kosovës me mandat të ri ushtarak, e rreshtuar përkrah NATO-s, duke qenë e përgatitur ushtarakisht, determinon nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO për ruajtjen e sigurisë, integritetit, sovranitetit dhe sigurinë kolektive, në ndërveprim me NATO-në.
Avancimi i procedurave të përshpejtuara për pranim në NATO, konsiston në përfshirjen sa më të shpejtë të Kosovës në programin e para anëtarësimit në NATO- s, në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në Kartën e Adriatikut A5, fuqizimin e pranisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë dhe intensifikimin dhe përmbushjen e detyrimeve me aleatët strategjikë.
Zgjerimi i perimetrit të zonës Veri -Atlantike të Aleancës së NATO-s, duke e përfshi Kosovën në NATO, është kontribut gjeostrategjik për ruajtjen e paqes në rajonin tonë të brisht duke mbyllur përfundimisht ambiciet armiqësore, duke ofruar mbrojtje të sigurtë kolektive të shteteve anëtare, si dhe pjesëmarrje si kontribut për sigurinë në partneritet të përbashkët në misione paqëruajtëse me dhe përkrah NATO-s.
Shënim:
(Autori është doktor shkence, ligjërues dhe njohës i Politikave të Sigurisë)