UBT News

Rezultatet preliminare në balotazhin e 9 nëntorit

Pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit, partitë dhe kandidatët i kanë shpallë fitoret nëpër komunat përkatëse, kurse kundërkandidatët që kanë humbur kanë uruar rivalët e tyre.

Në bazë të rezultateve preliminare, nga dy rundet e këtyre zgjedhjeve, dy parti kanë dalë me nga 7 komuna të fituara.

Lëvizja Vetëvendosje  konsiderohet fituesja më e madhe, pasi në mandatin e kaluar ajo qeveriste me gjithsej katër sosh, ndërkaq tani ka 7 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithashtu do të qeveris në nivel lokal me gjithsej 7 komuna, kurse pas tyre është Partia Demokratike me 6 komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë nga këto zgjedhje me me gjithsej 5 kryetarë fitues dhe Nisma rikonfirmoi Malishevën.

Mamusha është fituar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ndërsa Lista Serbe është partia me më së shumti komuna, gjithsej 10.

LVV-ja, në zgjedhjet e 12 tetorit fitoi pa balotazh në tri komuna: Podujevë, Shtime dhe Kamenicë, ndërsa në rundin e dytë u shpall fituese edhe në Mitrovicë, Gjilan, Fushë-Kosovë e Obiliq. /S.K/EO/

 

Exit mobile version