UBT News

Rezultatet paraprake të KQZ: PS, 74 mandate; PD, 59, LSI, 4; PSD, 3

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur në një deklaratë për mediat se deri në orën 15:00 ka përfunduar tërësisht numërimi i fletëve të votimit të 4922 qendra votimi nga 5199 në total.

“Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në rang vendi janë: PSD ka marrë 2,24% të votave ose 3 mandate, LSI 6,85% të votave dhe ka marrë 4 mandate, PD ka marrë 39,40% të votave, 59 mandate, PS ka marrë 48,67% të votave, 74 mandate”, u shpreh Celibashi.

Exit mobile version