UBT News

Rezultatet e para për vaksinën e kancerit të mëlçisë rezultojnë pozitive

/ATSH-ANSA/ – Pas shtatë vitesh eksperimentesh ndërkombëtare nga  ”Hepavac”, të koordinuar nga Instituti i Kancerit në Napoli, mbërrijnë rezultatet e para pozitive të vaksinës kundër kancerit të mëlçisë, të publikuara në revistën amerikane ”Clinical Cancer Research”.

Në tetor 2018 pacienti i parë u vaksinua me ”Hepavac”, vaksina e parë e testuar aktualisht kundër kancerit të mëlçisë, e zbuluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i koordinuar nga imunologu Luigi Buonaguro.

Efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar janë minimale.

Sipas institutit, rezultatet që dolën nga eksperimenti mund të përkufizohen si “jashtëzakonisht interesante dhe premtuese dhe vendosin themelet për të vazhduar studimin klinik në një numër më të madh pacientësh”.

“Këto të dhëna hapin një horizont të ri të mundshëm terapeutik për kancerin e mëlçisë, për të cilin trajtimi terapeutik është ende shumë i kufizuar dhe përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë për rezultatet e demonstruara”, thekson Buonaguro.

”Përgjigjja imunologjike e pacientëve ishte e rëndësishme me induksionin e qelizave T, specifike për antigjenet e vaksinës. Për më tepër, të dhënat paraprake tregojnë një rritje të periudhës pa sëmundje në pacientët e vaksinuar”, shton ai.

Qëllimet e radhës janë rritja e përgjigjes imunogjene të formulimit të vaksinës.

Exit mobile version