Pas shtatë vitesh eksperimentimi ndërkombëtar të ”Hepavac” (vaksina kundër kancerit të mëlçisë), të koordinuar nga Instituti i Kancerit, në Napoli, mbërrijnë rezultatet e para pozitive të vaksinës, të cila tashmë janë të publikuara në revistën amerikane ”Clinical Cancer Research”.
Në tetor 2018, në spitalin ”Pascale” të Napolit u vaksinua pacienti i parë me ”Hepavac”, vaksina e zbuluar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i koordinuar nga imunologu Luigi Buonaguro.
Pacientët e vaksinuar janë 20 nga 80 persona të regjistruar, ndërsa efektet anësore të vërejtura në pacientët e vaksinuar ishin minimale.
Sipas institutit, rezultatet që dolën nga eksperimenti mund të përkufizohen si “jashtëzakonisht interesante dhe premtuese” dhe ”vendosin themelet e radhës për të vazhduar studimin klinik në një numër më të madh pacientësh”.
“Këto të dhëna hapin një horizont të ri të mundshëm terapeutik për kancerin e mëlçisë, për të cilin armamentari terapeutik është ende shumë i kufizuar dhe përfaqëson shkakun e tretë të vdekshmërisë për rezultatet e demonstruara”, nënvizon Buonaguro.
”Vaksina ka siguria të plotë dhe efekte negative të shkallës së ulët”, shton ai.