Oleksii Reznikov u shkarkua zyrtarisht nga posti i ministrit të Mbrojtjes pas një votimi në Parlamentin ukrainas.
Në një fjalim përmbyllës para votimit për shkarkimin e tij, Reznikov pranoi se janë bërë disa gabime, por u përqëndrua në sukseset e zyrës së tij.
“Që nga sot Ukraina mori fizikisht ose në formën e angazhimeve një shumë të mbështetjes ushtarake të vlerësuar deri në 100 miliardë dollarë. Ne kemi mbijetuar si shtet dhe komb. Dhe ne filluam të zbatojmë planin e fitores sonë”, deklaroi ai.
Ai falënderoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për mbështetjen./UBTNews/