Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov të hënën dorëzoi dorëheqjen, një ditë pasi u bë e ditur se ai do të zëvendësohet.
“Pas vendimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, unë dorëzova dorëheqjen time në Parlamentin ukrainas. Jam gati për raportim”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.
Largimi i tij vjen pas një numri skandalesh përfshirë edhe ministrinë ukrainase të Mbrojtjes./UBTNews/