Praktikat më të njohura ndërkombëtare të gërshetuara me kushtet moderne infrastrukturore dhe laboratorët më të sofistikuar të kohës, UBT i ka sjellë për nivelin e mesëm të lartë në Kosovë përmes Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Rezervoni vendin tuaj për t’u bërë pjesë e një institucioni modern, që ofron të gjitha kushtet ideale për mësim, me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, me një koncept krejtësisht të ri të të mësuarit, qysh në nivelin e mesëm të lartë.
Me Gjimnazin UBT, nxënësit kanë mundësi që të përzgjedhin mes dy drejtimeve, Shkenca Natyrore dhe Shkenca Shoqërore-Gjuhësore, të cilët do të kenë mundësi që të punojnë me konceptin e mësimit CLASSROOM 3.0, të bazuar tërësisht në STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics).
Në nivelin e mesëm të lartë, UBT ka të zhvilluar edhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë, të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, e cila ofron kushte ideale për mësim në katër drejtime: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë, si dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.
Bëhu pjesë e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë, shkollën e cila ju siguron një të ardhme të ndritur, me një kurrikulë bazuar në modele evropiane dhe amerikane.
Për informacione të mëtutjeshme rreth Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë, mund të kontaktoni në emailat: gjimnazi@ubt-uni.net dhe shm@ubt-uni.net, ose në numrin e telefonit: 046 332 233.
Rezervoni vendin tuaj!