Një hetim nga agjencia e lajmeve ka zbuluar se sulmet e 13 tetorit në Liban, ku u vra gazetari i Reuters, Issam Abdallah dhe u plagos reporterja e AFP, Christina Assi, ishin për shkak të gjuajtjes së dy predhave nga Izraeli.
Në raportin e tij, Reuters tha se rishikoi disa orë video nga tetë media dhe mblodhi prova nga skenat, duke përfshirë copëza në tokë, tre xhaketa, një aparat fotografik dhe disa mjete tjera.
Provat më pas iu kaluan Organizatës Holandeze për Kërkime Shkencore të Aplikuara (TNO), institut i pavarur kërkimor që teston dhe analizon municionet dhe armët.
Hetimet e veçanta nga Human Rights Watch dhe Amnesty International përcaktuan gjithashtu se ushtria izraelite qëlloi predha artilerie ndaj gazetarëve pranë kufirit më 13 tetor, në ato që dukej të ishin sulme të synuara ndaj civilëve./UBTNews/