Pronari i restorantit në breg të lumit, Titiporn Jutimanon besonte se vërshimet do ta sjellin fundin e biznesit të tij që edhe ashtu po vuante nga pandemia. Por ndodhi e kundërta.
Në vend që të mbyllet nga përmbytjet, restoranti “Chao Praya” po qëndron i hapur për klientët që po e shijojnë këtë atraksion.
“Klientët i duan dallgët”, deklaroi Titiporn, i cili drejton restorantin në Nonthaburi, në veri të Bangkokut.
“Ajo që mendoja se do të sjellte krizë u shndërrua në një mundësi”, shtoi ai.
Videot ku shihen klientët të ulur mbi karriget e lagura, duke u ushqyer, u bënë virale në rrjetet sociale.
Rreth 30 provinca veriore dhe qendrore janë goditur nga përmbytjet javët e fundit, duke rritur nivelet e lumit të famshëm që rrjedh përmes Bangkok.
“Jam shumë me fat që klientët e duan këtë vend, as vërshimet s’i ndaluan ata të vijnë”, deklaroi ai.
Autoritetet tajlandeze ia mundësuan restorantit të rifillonte punën në shtator, si pjesë e lehtësimit të kufizimeve pasi raportoheshin 10 mijë raste ditore në ditë, nga një kulm prej 23 mijë sa ishin në muajin gusht./UBTNews