Varri i mbretit të lashtë egjiptian Djoser, një faraon që ka jetuar para 4 mijë e 500 vjetësh në Egjiptin antik, u hap për vizitorët pas 15 vitesh restaurime.
Struktura – e njohur si varri i jugut – është kryesisht nëntokësore dhe përfshin një labirint korridorësh, të zbukuruar me gdhendje dhe pllaka hieroglifike.
Sidoqoftë, faraoni nuk u varros në këtë varr, por u vendos në piramidën aty pranë, që ishte ndërtur nga arkitekti i tij personal, Imhotep.
Besohet që ky varr që u ndërtua mes viteve 2667-2648 para Krishtit, u ndërtua për arsye simbolike, ose ndoshta për të mbajtur organet e brendshme të Djoser, tha Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.
Ministria e Antikiteteve dhe Turizmit e Egjiptit tha se hapja e “varrit të jugut” shënoi përfundimin e punës së restaurimit që filloi në vitin 2006. Gjatë restaurimit u përforcuan korridoret nëntokësore, u rinovuan, si dhe u instaluan drita në tunelet dikur të errëta.
Egjipti është i prirur për të ringjallur turizmin pas pandemisë dhe kanë bërë një seri zbulimesh të reja dhe një muze të ri muajt e fundit./UBTNews