Restauranti i kuzhinierit shqiptar Rene Redzepi, të martën u zgjodh restauranti më i mirë në botë.
Nga faqja zyrtare e restaurantit në fjalë, shihet stafi teksa e feston këtë fitore të madhe.
Restauranti i Rene Redzepit, u zgjodh i pari në mesin e 50 restauranteve më të mira në botë, një ngjarje kjo e shumëpritur e kuzhinës e cila sponzorohet nga S.Pellegrino & Acqua Panna.
Ngjarja u zhvillua në Antwerp, Flanders, ku nisi më 3 tetor dhe përfundoi me fitoren e shqiptarit Rene Redzepi.