UBT News

Reshjet shkaktojnë dëme edhe në Deçan

Komuna e Deçanit ka njoftuar se pas reshjeve të theksuara atmosferike, edhe në këtë këtë komunë ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset.

Në njoftimin e komunës thuhet se kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Izet Zenuni, bashkë me ekipin dhe njësitë kanë intervenuar me institucionet tona.

“Me Shtabin Emergjencat në Komunë, Njësit e Zjarrfikësve, Kompaninë Higjena, Hidrodrini, dhe Kompaninë Lika – Trade, kanë intervenuar në fshatin Baballoq, Carrabreg i Epërm, Lagjia e Deçanit, Sllup, Voksh, Pobergj, Irzniq, Strellc i Ulët dhe në rrugën Deçan – Plavë. Ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset. Kërkojmë nga qytetarët për çdo ankesë të drejtohen te ne”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version