UBT News

Reshjet e shiut bllokuan 20 familje në Pogragjë e Sllubicë të Gjilanit

Reshjet e shiut kanë bllokuar 20 familje në Pogragjë e Sllubicë të Gjilanit, me ç’rast ekipet emergjente kanë dalë në terren për ta menaxhuar situatën.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se dëmet nga shiu i rrëmbyeshëm janë të konsiderueshme.

Ai tha edhe se situata më rënduar është paraqitur në fshatrat Pogragjë dhe Sllubicë, ku 20 familje që jetojnë përskaj lumit, kanë qenë të bllokuara si pasojë e shkatërrimit të katër urave dhe shembjes së dheut, derisa Komuna u ka dal në ndihmë menjëherë duke krijuar rrugë alternative.

Ismajli ka bërë të ditur se 20 familjeve u janë dhënë pako ushqimore për ta përballuar këtë situatë të rënduar, derisa ka kërkuar nga FSK për montimin e dy urave mobile për ta lehtësuar qarkullimin e banorëve.

Dëme të konsiderueshme ka kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe së shpejti do të dilet me raport preliminar.

Komuna e Gjilanit kërkon nga Qeveria që të ndihmojë me ndonjë fond emergjent për këto zona.

Exit mobile version