Reshjet e shiut të rëna mëngjesin e së hënës kanë shkaktuar vërshime në disa zona të vendit.
Në Komunën e Rahovecit janë raportuar rrugë dhe parkingje të përmbytura, ndërsa pamje nga situata janë publikuar edhe nga mediat lokale.
Vështirësi nga reshjet e dendura janë shkaktuar edhe në rrugën Ferizaj–Shkup, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, disa kamionë dhe automjete kanë mbetur të bllokuara për shkak të ujit në rrugë gjatë natës.
Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale./A.K/
