Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit, ndërsa Partia Demokratike e Presidentit Joe Biden vazhdon të mbajë kontrollin e Senatit.
Fitorja u jep republikanëve fuqinë për të frenuar axhendën e Bidenit, si dhe për të nisur hetime potencialisht të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e tij, megjithëse është shumë larg nga synimet që partia kishte shpresuar.
“Amerikanët janë gati për një drejtim të ri dhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë gati të japin rezultat”, tha McCarthy në Twitter.
Humbja i merr një pjesë të pushtetit Biden në Uashington, por të mërkurën ai përgëzoi McCarthy-n dhe tha se do të punonte me të gjithë për të dhënë rezultate./UBTNews/