UBT News

​Republikanët akuzojnë Bidenin për nxitjen e të shtënave ndaj Trumpit

Një grup ligjvënësish republikanë po fajësojnë presidentin amerikan Joe Biden, duke pretenduar se retorika e tij e fushatës çoi në tentativën për vrasjen e Donald Trump.

Që nga e diela, gati një duzinë ligjvënës kanë drejtuar gishtin drejt Biden dhe demokratëve për të shtënat të shtunën në mbrëmje në mitingun e ish-presidentit në Butler, Pensilvani.

Shumë po përmendin një koment nga zoti Biden gjatë një telefonate private me donatorët javën e kaluar.

Sipas Politico, Biden tha gjatë telefonatës: “Unë kam një punë, dhe kjo është të mund Donald Trump. Jam absolutisht i sigurt se jam personi më i mirë që mund ta bëj këtë. Pra, kemi mbaruar së foluri për debatin. Është koha për ta vënë Trumpin në “target””

Të shtunën, zoti Biden dënoi sulmin dhe u bëri thirrje amerikanëve të denoncojnë një dhunë të tillë.

Pas atentatit, referenca specifike për telefonatën e Biden më pak se një javë më parë, ka bërë që disa republikanë t’ia vënë barrën e të shtënave pjesërisht mbi Biden./BBC/

Exit mobile version