Republika e vetëshpallur popullore e Donetskut hapi të martën ambasadën në Rusi. Ambasadorja Olga Makeyeva dhe ministrja e Jashtme, Natalia Nikonorova u thanë gazetarëve se diplomatët që përfaqësojnë Republikën e vetëshpallur të Donetskut, e mbështetur nga Rusia, kanë marrë tashmë “një numër të madh” peticionesh nga qytetarët, me synimin për të adresuar problemet e tyre, sipas një raporti në të përditshmen ruse Kommersant.
Donetsk shtrihet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, i cili muajt e fundit u përball me një ofensivë të rëndë ruse. Në një lëvizje të denoncuar nga Perëndimi dhe Ukraina, Rusia njohu pavarësinë e vetëshpallur të DPR-së dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LNR) – një ent tjetër separatist në Donbas – më 21 shkurt, tre ditë para se Rusia të niste pushtimin e saj.
Në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Moskë të martën nuk ishte i pranishëm asnjë personazh i lartë i Qeverisë ruse.
“Ne nuk mund të festojmë kur bashkatdhetarët tanë po vdesin”, tha ambasadorja Makeyeva./UBTNews/